Dy reperët e njohur të muzikës Eminem dhe Snoop Dog kanë lënë pas mëritë e së shkuarës dhe kanë sjellë bashkëpunimin e tyre më të ri. Kënga e re titullohet “From D 2 the LBC” dhe sapo është publikuar në kanalin YouTube ka marrë mjaft shikime. Titulli nuk është pa kuptim pasi është një shkurtim  për qytetet që ata kanë kaluar gjithë karrierën e tyre si Detroit, Michigan dhe Long Beach, Kaliforni.

“Kjo ndoshta duhet të kishte ndodhur pak më parë”, tha Eminem duke iu referuar bashkëpunimit. Kjo shënon herën e parë që dyshja kanë punuar së bashku në më shumë se dy dekada.

Videoja muzikore është konceptuar e gjitha nga regjisori James Larese. Përgjatë videos disa minutëshe mund të shihen dy reperët duke u transformuar në personazhe të animuar.

Në duet nuk përmenden mosmarrëveshjet mes tyre, por në vend të kësaj kjo këngë  feston ribashkimin e tyre. Hera e fundit që dy titanët e hip-hop-it u shfaqën në të njëjtën këngë ishte në vitin 2000 . Projekti i papritur vjen vetëm katër muaj pasi Eminem dhe Snoop ndanë skenën së bashku gjatë shfaqjes së pjesës së parë të Super Bowl.

Klan News