Enzo Fernandez është rikthyer me skuadrën e Chelsea në SHBA, dy javë pasi shkaktoi polemika të forta me videon raciste që hodhi në profilin e tij në “Instagram”, gjatë festimeve të fitimit të Kupës së Amerikës latine me Argjentinën.

Mesfushori pas mbërritjes në Atlanta u kërkoi falje menjëherë shokëve të ekipit për incidentin, ku ai bashkë me lojtarët e tjerë të përfaqësueses albiçeleste këndonte këngë që ofendonin futbollistët e përfaqëuseses franceze.

Sipas “Daily Mail”, Fernandez kishte qenë në kontakt të vazhdueshëm me shokët e ekipit që kur publikisht dhe privatisht u kërkoi kërkoi falje për videon.

Fernandez njoftoi klubin se ai është gati të japë një kontribut në një shoqatë bamirëse që lufton diskriminimin në shoqëri, e ky vendim ka befasuar edhe drejtuesit e bluve të Londrës.

Këta të fundit i kanë komunikuar se do ti bashkohen nismës së tij, duke kontribuuar financiarisht nëpërmjet fondacionit Çelsi.

Kapiteni Reece James dhe mbrojtësi Axel Disasi kanë qenë dy nga figurat kryesore në procesin e konsultimit me lojtarët e Chelseat.

Disasi është një nga gjashtë francezët që kanë udhëtuar me ekipin në SHBA

Veprimi i lojtarëve të kombëtares argjentinase solli reagimin edhe të federatës franceze të futbollit që bëri ankesë në FIFA.

Klan News