Çifti i yjeve të kinematografisë turke, Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu do të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja e ka mbajtur sekret lajmin e ëmbël por më në fund, aktorja ka vendosur ta ndajë lumturinë edhe me ndjekësit.
Në një foto ku prek barkun e rrumbullakosur, ajo shkruan: “Ne donim ta mbanim këtë ‘lumturi’ private për pak më gjatë. Sinqerisht, kjo ishte ajo që meritonim… Shkurt, ne jemi të lumtur, të kënaqur dhe mirë”.
Neslihan Atagül njihet si Nerimani e serialit “Mes Dy Dashurish”, ose Nihani e serialit “Kara Sevda” apo “Dashuri e Pafund”.
Çifti i aktorëve u njoh dhe u dashurua gjatë xhirimeve të serialit “Mes Dy Dashurish”, ndërsa më pas u celebruan në korrik të vitit 2016. Vetëm 3 javë më parë, më 8 korrik ata festuan edhe 8-vjetorin e martesës./tvklan.al