Ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe delegacioni i tij.

Mësohet se në pistën e Rinasit janë ulur dy avionë të kompanisë turke. Tanimë Erdogan do të niset drejt Presidencës ku do të pritet nga Kreu i Shtetit shqiptar Bajram Begaj.

Për arsye sigurie, e gjithë zona është e “paralizuar” ku të pranishme janë vetëm forcat policore.

/tvklan.al