Tenisi po përgatitet të humbasë një nga emrat më të mëdhenj të historisë në këtë sport. Rafael Nadal ka njoftuar tërheqjen nga tenisi, e cila do të ndodhë pas ndeshjes së radhës në nëntor në Davis Cup.

Nëpërmjet një video në profilin e tij, 38-vjeçari ka vendosur të mbyllë karrierën. Tenisti nga Majorka, tërhiqet për shkak të problemeve fizike të shfaqura gjatë këtij viti.

“Përshëndetje të gjithëve. Jam këtu për t’ju thënë se po tërhiqem nga tenisi profesionist. E vërteta është se kanë qenë vite të vështira, veçanërisht dy të fundit. Mendoj se nuk jam në gjendje të luaj pa kufizime. Natyrisht që është një vendim i vështirë, u desh kohë për ta marrë atë, por çdo gjë në jetë ka një fillim dhe një fund dhe mendoj se është koha e duhur për të përfunduar karrierën time”, deklaroi Nadal.

Spanjolli mbyll karrierën me 22 Grand Slame, duke përfshirë 14 tituj Roland Garros, katër US Open, si dhe pesë edicione të Davis Cup, e cila do të presë edhe ndeshjen e fundit të karrierës në Malaga, përpara publikut të tij. /tvklan.al