Me rastin e vizitës së Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali anuloi seancën parlamentare të planifikuar për ditën e enjte në orën 10:00. Ky vendim solli reagim të grupit parlamentar të PD-së.
PD thotë se ky vendim është personal i Elisa Spiropalit, antikushtetues dhe nuk është i konsultuar, ndërsa me ironi shkruajnë se Kuvendi nuk është si qelia e Pëllumb Gjokës, që e hap dhe e mbyll sa herë dëshiron, sipas tyre për shkak të lidhjeve me pushtetin.
Në përgjigje të këtij reagimi, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali shpreh keqardhje për komunikatën e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, e cila është vazhdë e sulmeve jonjerëzore, përveçse antidemokratike me këmbë karrigesh mbi të, gjatë kryerjes së detyrës.
Kryetarja e Kuvendit e fton Grupin Parlamentar demokrat të reflektojnë mbi degradimin etik që po karakterizon veprimtarinë e tyre.
Seanca e radhës do të mbahet më 17 tetor, me të njëjtin rend dite.
Klan News