Jaho

Pa shumë zhurmë, Ermonela Jaho rivjen në Tiranë. Këtë herë kontributi i saj nuk do të jetë në vendosjen e një kryevepre botërore, por disa mësime mbi rritjen artistike të këngëtarëve lirik të operas dhe të rinjve, ende studentë në Universitetin e Arteve. Kësaj mundësie, për të mësuar nga një prej zërave më kërkuar në skenat botërore, ju përgjigjen 27 këngëtarë lirik, kryesisht nga Kosova, ndërsa nga Teatri ynë i Operas dhe Baletit, pesë solistë.

Nga audicioni i zhvilluar, ku mundëm të rregjistrojmë vetëm ardhjen e konkurentëve, pasi më pas nuk u lejuam, do të zgjidhen të paktën 10 artistë, për t’u bërë pjesë e master – classit, ku Ermonela Jaho dhe Angelo Gabrielli, që drejton karrierën e emrave të mëdhenj të këngëtarëve lirik, përfshirë këtu të Inva Mulës, Saimir Pirgut e Gëzim Myshketës, do të jenë dy profesorët. Thelbi i mësimdhënies është përgatitja e përditshme teknike dhe shprehia artistike.

Këto janë dy nga elementët që i hapin rrugën një këngetari lirik të ndërtoje një karriere të shëndetshme, jashtë kufinjve të Shqipërisë. Në fund, nxënësit e Jahos dhe Gabriellit, do të japin një koncert lirik me arie nga Mozart.

Tv Klan