Situata e zjarreve në vend, Mbrojtja Civile: Vijojnë të jenë aktive 14 vatra, 6 të tjera u shuan
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, deri pasditen e sotme në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 20 vatra zjarri. Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 6 prej tyre, ndërsa 14 vatra vijojnë të mbeten aktive....