Një 68-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht sot në Tiranë, pasi duke pastruar dritaren ajo ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar nga kati i gjashtë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 68-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”.

“Më datë 15.08.2024, në kryqëzimin e rrugës “Medar Shtylla” me rrugën “Sulejman Delvina”, shtetasja M. S., rreth 68 vjeçe, duke pastruar dritaren e banesës së saj, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar dhe ka rënë nga lartësia e katit të 6-të. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kjo shtetase ka humbur jetën,” njoftojnë blutë e Tiranës./tvklan.al