Dy turistë belgë janë shpëtuar nga policia, pas 4 orëve kërkime. Sipas informacioneve dy turistët kishin mbetur të bllokuar në liqenin e Shtrazës.

Turistët kishin njoftuar se kërkonin ndihmë, pasi kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë.

“Mëngjesin e sotëm, sapo janë njoftuar se 2 turistë belgë kërkonin ndihmë sepse kishin shfaqur probleme shëndetësore gjatë eksplorimit të liqenit të Shtrazës në Lëpushë, SPK Grabom dhe PKK Bashkim, në bashkëpunim me Policinë malazeze (për shkak se lokacioni ishte më i aksesueshëm nga Mali i Zi), kanë organizuar punën për të gjetur dhe ndihmuar turistët,” njofton policia.

Në këtë operacion që zgjati 4 orë për shkak të terrenit të vështirë malor, morën pjesë SPK Grabom dhe PKK Bashkim, nuk mungoi as bashkëpunimi me Policinë malazeze. Ndërkaq 2 turistët janë transportuar në spital për të marrë kujdesin e duhur mjekësor dhe ndodh në gjendje të mirë shëndetësore.


/tvklan.al