Rey Manaj ishte sërish vendimtar për Sivasspor në Superligën e Turqisë, duke vendosur fitoren me Konyaspor. Sulmuesi i Kombëtares realizoi golin e vetëm të sfidës ku përballë kishte një tjetër shqiptar, Sokol Cikalleshin. Manaj shkon kështu në kuotën 18 gola vetëm në kampionat dhe qëndron në garën për këpucën e artë. “Është një gjë e...