Gjermania ka mundur Hungarinë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e dytë të Grupit A dhe bëhet kombëtarja e parë që siguron kualifikimin në raundin e të 16-ve.

Skuadra e drejtuar nga Marko Rosi pësoi humbjen e dytë ne europian, ndërsa u ndëshkua nga golat e Xhamal Musialas dhe Ilkay Gundogan.

Ekipi i drejtuar nga Julian Nagelsman pavarësisht ndonjë vështirësie, ishte i pathyeshëm për rivalët hungarezë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 22 nga Musiala, ndërsa nga kundërshtarët pati protesta.

Në pjesën e dytë, kapiteni Gyndogan vulosi suksesin, ndërsa ekipi i Rosit është me një këmbë jashtë europianit. Rasti më i mirë për hungarezët ishte një goditje me kokë e Barnabas Vargas, që bëri të dridhej Nojerin.

Sfida e fundit për Gjermaninë do të jetë ndaj Zvicrës së Shaqirit dhe Xhakës më 23 qershor në Frankfurt.

Klan News