deuKonflikti mes xhihadistëve dhe minorancave josunite po shtrihet edhe në Europë.

Këto pamje i përkasin një sulmi të simpatizantëve të Shtetit Islamik në Gjermani, ndaj një kampi refugjatësh në qytezën Cele, ku strehoen pjesëtarë të komunitetit Jazid të larguar nga Siria.

Prej 3 ditësh, kurdët dhe mbështetësit e xhihadistëve përleshen vazhdimisht në Hamburg.

Në përplasjen më të ashpër, atë të së mërkurës pati 14 të plagosur.

E përditshmja gjermane Bild citon zyrtarët e policisë vendase, cilët japin alarmin se shtimi i përplasjeve mes këytre grupimeve, po sjell luftën e Irakut dhe Sirisë edhe në Gjermani.

Manifestime në mbështetje të kurdëve të Kobanit, pati edhe në kryeqytete të tjera europiane.

Në Londër, manifestuesit bllokuan stacionin kresor të metrosë.

Në Athinë, ata u vunë flakën portreteve të Kryeministrit turk Rexhep Taip Erdoan, duke e akuzuar me neglizhencën e Ankarasë se po i linte kurdët e Sirisë në duart e xhihadistëve.

Të njëjtën akuzë hedhin edhe kurdët etnikë në Turqi.

Në juglindje të vendit, prej dy ditësh ata vijojnë të përplasen dhunshëm me policinë.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushollu në një konferencë të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg i quajti jorealiste pretendimet se Turqia ka në plan të ndërhyjë nga toka në Siri kundër Shtetit Islamik.

Ai premtoi se Turqia nuk do të refuzojë të japë ndihmën e saj në një plan që do të marrë pëlqimin e koalicionit ndërkombëtar.

Më herët, Uashingtoni kritikoi planet e Ankarasë për ndërhyrje nga toka.

Ndërsa Presidenti Obama tha se sulmet ajrore amerikane në Kobani nuk mjaftojnë për të ndalur xhihadistët.

Tv Klan