Shqipëria renditet nga EUROSTAT në mesin e 10 vendeve me shkallën më të ulët të rritjes së çmimeve të paketave turistike për muajin Korrik.

 Sipas një raporti të zyrës së statistikave të Bashkimit Europian, inflacioni i paketave të pushimeve në muajin e 7-të të vitit në vendin tonë u rrit me 1.4% krahasuar me korrikun 2023.

Zak Topuzi: Shqipëria ka zënë një vend nderi po themi, me rritje 1.4%, një nga arsyet kryesore ka qenë aeroporti i Rinasit që është kthyer në një aeroport loë cost dhe sigurisht që ka ulur çmimin e paketave.

Norma e rritjes së çmimeve të paketave turistike për muajin Korrik në Shqipëri rezultoi më e ulët sesa në Greqi, Itali, Spanjë apo Kroaci.

Zak Topuzi: Shqipëria për të thënë të vertetën është një vend akoma i lirë dhe konkurues në rajon, problemi është që ne duhet të rrisim standartet dhe shërbimet. Nga 1600 hotele që ka Shqipëria, 10 janë me çmime mbi mesataren shqiptare. Në Shqipëri ke mundësi të zgjedhësh, nuk ke pse shkon kur nuk ke mundësi financiare.

Në Korrik 2024, shumica e vendeve të BE-së raportuan një normë pozitive inflacioni vjetor për paketat e pushimeve të shitura brenda vendeve të tyre përkatëse. Çmimi i konsumit i paketave të pushimeve në BE ishte 6,6% më i lartë se në Korrik 2023.

Rritjet më të larta u regjistruan për paketat e blera në Francë (+22,2% krahasuar me korrikun 2023), Itali (+19,5%) dhe Qipro (+16,7%).

Tv Klan