“Familjet kanë numrin e pakët të dhomave për person”

Familjet shqiptare bashkë me ato të Malit të Zi jetojnë më ngushtë brenda në shtëpi se çdo qytetar tjetër në Bashkimin Europian. Të dhënët e EUROSTAT për vitin 2021 na rendisin të fundit në Europë për numrin më të paktë të dhomave për person.

Shqiptarët kanë mesatarisht 0.9 dhoma për person, ndërkohë që në BE ky tregues është 1.6 dhoma. Vendet më më shumë hapësira rezulton se janë Malta, me mesatarisht 2.3 dhoma për familjar, si dhe Belgjika me 2.1 dhoma për familjar.

Kushtet e tilla të banimit pasqyrojnë edhe faktin se familjet shqiptare kanë numrin më të lartë në Europë të personave në familje. Një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.7 persona, ndërkohë që në BE ky tregues është 2.3 persona për familje.

Mali i Zi, Turiqia dhe Serbia pasojë Shqipërinë duke u bërë kështu pjesë e grupit me familje të mëdha. Finlanda, Danimarka dhe Gjermania rezulton se kanë familje më më pak pjestarë pasi kanë numrin më të ulët mesatar të pjesëtarëve të familjes.

Tv Klan