DrogeFakte të reja kanë mundur të nxjerrin hetimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda mbi sasinë e drogës së sekuestruar gjatë operacionit policor në Kosovës e Shqipërisë. Në pranga ranë 4 persona, mes tyre një kimiste e cila kontrollonte cilësinë e drogës. Kjo e fundit kryente rregullisht  analizat e mallit dhe jepte miratimin për blerjen.

Hetimet nisën pas dyshimeve të Prokurorisë mbi kimisten dhe korrierin, të cilët kishin udhëtuar mbrëmjen e së mërkurës nga Shqipëria drejt Kosovës për të marrë kokainën. Ndërkohë në laboratorin e Prishtinës, policia kosovare sekuestroi 50 kilogramë heroinë e kokainë si dhe arrestoi 3 persona. Mes tyre ishte edhe kimistja e drogës. Operacioni i ideuar dhe i organizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda vazhdoi në Laç.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, policia nuk mundi të arrestojë të dyshuarin kryesor si kreu i trafikut pasi 46 vjeçari kishte mundur të largohet.

TV KLAN