Në një  familje në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e habitshme.  Siç raporton Albi në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, një çift kanë rënë dakord të marrin një ndihmëse për të ndihmuar në punët e shtëpisë. Duke qenë se ajo ishte e pamartuar, çifti vendosi ta mbante në shtëpinë e tyre.

Por gjatë kësaj kohe, diçka ka ndodhur mes të zotit të shtëpisë dhe ndihmëses e cila është finalizuar me një kurorëzim të dytë, sigurisht jo sipas ligjeve e zakoneve. Çifti dhe ndihmësja vijojnë ende të jetojnë në të njëjtën shtëpi.

Albi: Një zotëri është në një hall të madh, nuk di si t’ia bëjë për faktin se ka disa vite i martuar, ka edhe fëmijë. Kohët e fundit kishte vendosur që për mos ta lodhur shumë bashkëshorten e tij, kishte marrë një pastruese në shtëpi. Mirëpo edhe ajo e shkreta ishte…si ta themi, e harruar nga familjarët e saj pavarësisht se edhe fëmijë nuk kishte, s’ishte martuar dhe vendosi të qëndronte me këta, familjarët e zotërisë, bashkëshorten. Ka arritur derisa ai bashkëjeton edhe me pastruesen të cilën e kishte marrë në fillim si punëtore.

Aldo: Bashkëjeton me pastruesen?

Albi: Po.

Aldo: Jo ore jo!

Albi: Domethënë kanë rënë dakord bashkë me gruan e tij që atë ta mbajnë në shtëpi, por shkoi kohë e gjatë kështu që nisi edhe të bashkëjetojë.

Aldo: Domethënë kanë ndonjë kështu me njëri-tjetrin këta apo çfarë?

Albi: Me pak fjalë, fëmijët nuk duan ta bëjë më për faktin se ai ka bërë një tip martese, pavarësisht se nuk është martuar sipas zakoneve, por ka bërë një martesë të dytë.

Aldo: Me pastruesen?

Albi: Po, me pastruesen, ndërkohë që edhe bashkëshortja e tij është dakord. Ndoshta edhe ai s’ia ka shpjeguar mirë, por në fakt ata rrinë të tre në një shtëpi./tvklan.al