Ngjarja e rëndë në Shënavlash të Durrësit ku djali vrau babain, ka tronditur banorët atje. Disa prej tyre kanë folur për kameran e Klan News duke treguar se Enver Balla dhe i biri, Esmeraldi shkonin me njëri tjetrin… kjo të paktën në publik.

“Ka punuar, fëmijët kanë shkuar mirë babë e bir. Me thënë të drejtën në komunitetin që na rrethon, nuk ka pasur ndonjë sy për të keq, kanë shkuar shumë mirë banbë dhe djalë. Si ndodhi kjo, fundin nuk ia dimë”, u shpreh një banor i zonës.

Enveri merrej me blegtori. Para disa vitesh, gruaja e tij, nëna e Esmeraldit, autorit të ngjarjes, ndërroi jetë. Mirëpo sipas të afërmve, pas këmbënguljes së fëmijëve, madje vetë 30-vjeçarit, ata arritën që ta martojnë sërish babain.

“Djalin e njofim, kanë shkuar babë e mirë. Saqë e dhe e martuan babën fëmijët. Ky që ka bërë këtë akt të shëmtuar e ka martuar babën. Të martosh babanë është krenari”, tha banori.

Ai tregoi më tutje se në fshat ishte përhapur lajmi se Enveri kishte shkuar me një grua tjetër. Këtë version Esmerald Balla e ka mbajtur kur ka denoncuar zhdukjen e të atit në polici.

Por kjo nuk i ka bindur hetuesit që pas verifikimeve zbuluan se 62-vjeçari Balla u vra nga djali. Për të zhdukur gjurmët, i riu e hodhi të atin në një pus dhe për këtë bashkëpunoi me një 25-vjeçar, i vënë tashmë në pranga./tvklan.al