Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim një 54-vjeçar, administratorin e fabrikës së prodhimit të plastikës.

Uniformat blu thonë se ai kërkohet pas zjarrit që ra një ditë më parë në Bradashesh dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit.

Po ashtu për shkak të zjarrit rrezikoheshin edhe fabrikat e tjera, por falë ndërhyrjes flakët u shuan.

Zjarri paraprakisht mendohet se ka rënë për shkaqe aksidentale, ndërsa fatmirësisht përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar./tvklan.al