Një pjesmarrës në koncertin Astroworld të reperit Travis Scott, ka paditur këtë të fundit dhe reperin tjetër Drake për 1 milionë dollarë, me pretendimin se ata të dy kanë nxitur turmën.

Kristian Paredes, 23 vjeç nga Texas, ka dorëzuar një padi ku tregon se i ftuari special i mbrëmjes Drake është ngjitur në skenë dhe ka shtyrë turmën gjithashtu bashkë me Travis Scott kanë vazhduar të performojnë dhe pasi “fansat kanë dal jashtë kontrollit”.

Paredes kërkon mbi 1 milionë dollarë për lëndimet trupore, disa nga të cilat ai pretendon se janë të përhershme, si dhe mbulimin e shpenzimeve mjekësore.

Scott në deklaratën e tij të fundit u shpreh se ndihej i pikëlluar dhe i prekur nga humbja e jetës të fansave dhe se nuk mund ta besonte që kjo po ndodhte realisht. Ky nuk është rasti i parë që ndodh në koncertet e tij, për të cilat ai ka qënë dhe i arrestuar, por këtë herë ajo ka përfunduar në tragjedi.

Paredes shton për DailyMail se ai ishte afër zonës VIP ku vetëm një barrierë metalike bënte ndarjen. Ai u shpreh se ndjeu të shtyra sapo filloi numërimi për nisjen e koncertit teksa fansat hynin brenda.

“Turma u bë kaotike dhe e rrëmujshme shumë ju lutën rojeve të sigurimit për ndihmë”, vijon deklarata.

Paredes vijon në padinë e tij duke thënë se tragjedia ka ndodhur si pasojë e neglizhencës, pakujdesisë dhe pamaturisë së punonjësve dhe supervizorëve, e cila solli daljen jashtë kontrollit të situatës. Ai kërkon që të gjykohen fajtorët e ngjarjes.

Skenat nga e gjithë ndodhia vijonë të shpërdahen masivisht në rrjete sociale ku fansat tregojnë makthet e përjetuara gjatë asaj kohe./tvklan.al