Sipas Republikanëve karrigia e Nanos për socialistët është më e shtrenjtë se jeta e njerëzve dhe të ardhmes së Shqipërisë dhe ka qënë pikërisht Kryeministri Nano ai që braktisi institucionet duke i lënë ato pre e shkatërrimeve. Ata thanë se zgjidhja e vetme e përbashkët do të ishte nëse presidenti Mejdani do të thërrasë tryezën e partive parlamentare dhe qeverisja e dalë  nga ky angazhim i përbashkët duhet që të vendosë rendin, të përgatisë kushtet për Kushtetutën si dhe të gjenden e të dënohen organizatorët e vrasjes së Azem Hajdarit. Sulmet e Partisë Socialiste sipas Republikanëve synojnë monopartitizmin në jetën politike dhe heqja e imunitetit të deputetëve tregon se Prokuroria nuk ka më rolin e akuzuesit të paanshëm por të eleminimit politik.

Pamje Partia Republikane kryetari Fatmir Mediu, Neritan Alibali konferencë shtypi me gazetarë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti