Tre rikthime me synim marrjen e tre pikëve. Atletiko Madrid ka marrë lajme të mira nga infermieria dhe tre futbollistë do jenë të gatshëm për të qenë në fushë që në ndeshjen e radhës. Pasi humbi ndeshjen e kampionatit, Zhoa Feliks do rikthehet të jetë nën urdhrat e trajnerit Simeone për sfidën e mesjavës në Champions League përballë Milanit.

Përveç sulmuesit portugez, trajneri argjentinas do të llogarisë dhe shërbimet e dy mesfushorëve, Koke dhe Lemar, të cilët u dëmtuan në sfidën e parë në grup kundër Portos. Mungesa e vetme është ajo e Savic, i ndëshkuar me karton të kuq. Ndërkaq në krahun tjetër, Pioli do vuaj mungesën e Ibrahimovic e Florenzi.

Ky 90 minutësh është me mjaft vlera për të dy skuadrat  që synojnë kalimin në raundet me eliminim direkt. Pas sfidës së parë, Atletiko numëron 1 pikë, ndërsa Milan mbyll grupin me 0 pikë pas humbjes ndaj Liverpool.

Klan News