Histori me zhurmues – Në vitin 1957 është realizuar filmi i parë krejtësisht shqiptar i titulluar “Fëmijët e saj”.

Hysen Hakani regjistori i këtij filmi me metrazh të shkurtër ishte i ftuar në emisionin “Histori me Zhurmues” të autorit dhe drejtuesit Pandi Laço. Gjatë emisionit ai tregoi detaje rreth xhirimeve dhe vështirësitë që kishte hasur për ta realizuar atë.

“Kur kam xhiruar atë film nuk më ka shkuar kurrë ndërmend se do të xhirohej një film dhe unë do të cilësohesha regjisori i parë. Unë kam qenë nxënës i Liceut Artistik. Në atë kohë recitoja shumë vjersha nëpër aktivitete artistike dhe kjo më dha popullaritet. Unë kam studiuar Art Dramatik në Pragë dhe isha i vetmi student i huaj që kisha zgjedhur të xhiroja në vendin tim. Por materialet filmike që kishim ne nuk mund t’i çonim dot në fshat dhe unë gjeta një shtëpi fshatare në mes të Tiranës, ishte shtëpia e një agronomi, i cili kishte pula dhe lopë. Filmi është çmuar me notën shkëlqyeshëm në Çeki dhe u vlerësua edhe nga roli i fallxheshës. Ato filma që janë xhiruar në atë kohë jetuan gjatë”,tha Hysen Hakani.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv