Seanca maratonë e Kuvendit që ka filluar prej mëngjesit vijon edhe në këto momente.

Një pikë e rëndësishme e saj është ajo për votimin e mocionit për papajtueshmerinë e mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Të dy palët në Këshillin e Legjislacionit i kanë rekomanduar parlamentit të votojë dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese.

Mazhoranca shprehet se e njeh detyrimin për të zbatuar vendimet e Kushtetueses, por për këtë votim nuk do të ketë një qëndrim të unifikuar politik.

Socialistët kanë deklaruar se do të kërkojnë një opinion nga Komisioni i Venecias për të qartësuar në parim se ku fillon dhe ku mbaron vullneti i shprehur me votë i deputetit.

Tv Klan