Donald Trump thotë se nuk do të marrë pjesë në një debat tjetër përballë Kamala Harris.
Në një postim në rrjetet sociale, ish-presidenti iu përgjigj kërkesës së fushatës së kandidates demokrate për një tjetër sfidë mes tyre.
Por Trump thotë se zëvendëspresidentja kërkon një revansh pasi humbi debatin e parë.
Ai thotë se sondazhet e nxorrën atë fitues edhe pse në fakt rezultatet ishin në favor të Harris.
“Nuk do të ketë një debat të tretë”, u shpreh i prerë Trump në postimin e tij.
Tv Klan