Dashi-Tregohuni të arsyeshëm ju të dashuruarit sepse në të kundërt mund të keni probleme të mëdha me njëri-tjetrin. Mendoni për të ardhmen. Në planin financiar do t’i bëni llogaritë me kujdes dhe gjendja do mbetet e mirë për një kohë të gjatë. 

Demi-Dashuria dhe romanca duhet të shkojnë shumë mirë momentalisht. Diçka ka shkaktuar dyshim tek ju dhe jeni në ankth për të zbuluar të vërtetën në çdo situatë. Aseti më i madh do të jetë mënyra praktike dhe me themel, sesi do t’i përballni gjërat.

Binjakët-Tani që Marsi po lëviz sërish në favorin tuaj, do të jeni më efiçentë dhe më të vendosur në vendimet që do të merrni. Megjithatë mos u kapni pas detajeve, pasi rrezikoni që të humbisni panoramën e madhe. Duhet t’i kujtoni vetes qëllimin madhor.

Gaforrja-Pa ditë të këqija nuk do të mund të vlerësonit të mirat. Megjithatë, sot do të merrni një surprizë mjaft të këndshme që do të ndryshojë ditën. 

Luani-Keni shanse shumë të mira që t’ia dilni me sukses në gjithçka bëni. Sot është një ditë e favorshme për të investuar në çështje biznesi, por pse jo edhe personale. Sa i përket marrëdhënies sentimentale, nuk keni asnjë arsye për t’u shqetësuar. Megjithatë është e këshillueshme që të tregoheni të vëmendshëm sa i përket nevojave që mund të kenë ata që keni për zemër.

Virgjëresha-Do të keni mundësinë që të vini në zbatim projekte afatgjata dhe të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Ndoshta do t’ju duhet që të anuloni një udhëtim për hir të kushteve financiare. Gjatë pasdites do të merrni një ftesë për të qenë pjesë e një eventi. Ruani ekuilibrin sa i përket ushqimit apo pijes që të evitoni problemet me shëndetin.

Peshorja-Sot do të harxhoni pjesën më të madhe të kohës duke formuar dije të ndryshme. Jeni shumë intuitivë si natyrë. Ëndrrat tuaja kanë për t’u bërë realitetet.

Akrepi-Ata që janë në një lidhje do të jenë me humor të mirë sot. Mbrëmja do të jetë edhe më pasionante. Në lidhje me financat duhet që të tregoheni më të kujdesshëm.

Shigjetari-Konflikti është pjesë e jetës dhe ndonëse kjo mund t’ju mërzisë shumë momentalisht, është një sfidë që duhet të tejkaloni, sidomos në aspektin sentimental. Flisni me partnerin dhe zgjidhini situatat me dialog. Do të shihni se nuk është aq e vështirë.

Bricjapi-Mos qëndroni të tërhequr dhe merrni iniciativë. Nëse i lini të tjerët që të marrin vendime për ju sot, do të pendoheni më vonë, kur të kuptoni se ajo që kanë vendosur nuk është e duhura për ju. Merrni kontrollin në dorë dhe mbajeni atë.

Ujori-Njerëzit e rinj me të cilët po qëndroni do të kërkojnë që të mbani përgjegjësi për gjërat që bëni. Shpesh ju pëlqen të neglizhoni ata që ju rrethojnë, ashtu sikurse dhe veten. Është mirë kur dikush ju zgjon.

Peshqit-Është moment i mirë për të bërë plane për të ardhmen. Mund të merrni edhe iniciativën për të organizuar aktivitete të ndryshme shoqërore. Megjithatë, aspekti financiar mund të përbëjë shqetësim për momentin. Kjo situatë do të kalojë dhe gjërat shumë shpejt do të ndryshojnë./tvklan.al