Rama dhe Krifca në qendrën e përpunimit të bimëve mjekësore

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca panë nga afër investimin e ri të një sipërmarrjeje të kultivimit, përpunimit të bimëve medicinale dhe erëzave, të mbështetur nga qeveria nëpërmjet skemës së AZHBR-së dhe programit IPARD 3.

Pika e re në zonës e Farkës e ngritur, sipas ministres Krifca do të ndihmojnë grumbullimin e bimëve të egra dhe të fermerëve dhe pas përpunimit dhe paketimit mallrat do të tregtohen brenda dhe jashtë Shqipërisë.

“Ajo çka ne kemi bërë në programin IPARD III është që t’i japim mundësi subjekteve që duan të përpunojnë, pasi përpunimi nuk ishte pjesë e investimeve të mbuluara nga programi IPARD II. Gjithashtu mund të aplikojnë dhe fermerët që mund të mbjellin fermerët që mbjellin bimë medicinale. Deri në fund të gushtit të këtij viti, jemi rreth 20% eksporte të rritura dhe në sasi dhe në vlerë”, është shprehur ministrja Frida Krifca.

Programi IPARD III për mbështetjen e fermerëve shqiptarë kap vlerën 146 milionë eurove, ku 112 milionë euro janë kontribut i fondeve të Bashkimit Europian.

Tv Klan