14 shfaqje do të luhen në Teatrin Eksperimental

Fondi i Teatrit për të rinjtë ka ardhur në fazën e fundit. Shfaqjet e realizuara nga regjisorët dhe aktorët e rinj do të finalizohet me festivalin “Hapat” që ka nisur në Teatrin Eksperimental. Gati prej një dekade mungesë, kjo iniciativë i ka krijuar mundësinë artistëve të së ardhmes të përballen nga fillimi deri në fund me veprën skenike, një proces që nuk ka qenë i lehtë për ta.

Sfida më e madhe ka qenë menaxhimi i të gjithë projektit. Pastaj për sa i përket krijimit të shfaqjes, për muua ka qenë një ndër eksperiencat më të bukura”, tha regjisorja Ina Morinaj.

“Ka qenë mungesa e stafit në teatrot e rretheve. Shfaqja jonë ka pasur premierën në teatrin e Fierit, ka qenë vetëm drejtori dhe dy aktorë dhe ka qenë një punë shumë e lodhshme duke filluar që nga organizimi i shfaqjes deri te premiera e shfaqjes”, tha aktori Delvis Bejleri.

Drejtoresha e Zhvillimit Artistik Ada Ruçi tregon se qëllimi i kësaj nisme që prej fillimit ka qenë që të kthehet në traditë.

“Starti i kësaj iniciative është që jo të ndodhë njëherë. Është një iniciativë që të ketë një vazhdimësi. Janë produksione që janë tjetër lloj frymëmarrjeje,  janë produksione që kanë tjetër lloj energjie”.

Prej mbrëmjes së djeshme deri më 13 Dhjetor në Teatrin Eksperimental do të luhen 14 shfaqje ku në fund të festivalit do të vlerësohen me çmime, Shfaqja më e mirë, Regjia më e irë, Aktori dhe Aktorja më e mirë, ndrësa publiku kryeqytetas do të ketë mundësinë t’i shikojë ato falas.

Tv Klan