Gazetari Blendi Fevziu ka lëshuar një tjetër mesazh qytetarëve shqiptarë për të përballuar situatën me koronavirusin në vendin tonë. Ai theksoi se nuk ka vend për panik, por për momentin nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndryshojmë stilin tonë të jetesës.

Kjo sipas Fevziut do të bëjë që situata të kalojë më shpejt. Ai i bëri apel qytetarëve që të bëhen bashkë sepse kemi të bëjmë me një virus që kërkon mobilizim të të gjithë qytetarëve që të kalojë.

“Nuk është vendi për panik, padyshim, ndoshta reagimi më i keq do të ishte të trembemi, por nuk ka zgjidhje tjetër veçse të ndryshojmë stilin tonë të jetesës. Mundohuni të mbroni veten tuaj, mundohuni të mbroni familjen tuaj, mundohuni të mbroni gjithsecilin, askush nuk e di kush është bartës i koronavirusit dhe kë mund të infektojë. Mundohuni të qëndroni në shtëpi, merruni me libra. Merruni me televizorin, mundohuni të shmangni ambientet publike. Bindjuni autoriteteve të cilët flasin se si duhet të reagojmë në këtë situatë. Vetëm duke reaguar të gjithë së bashku mund të gjejmë një zgjidhje ndaj një epidemie që na kërcënon të gjithëve. Po insistoj, nuk ka një zgjidhje të vetme, sekreti i vetëm qëndron vetëm tek ju. Mos u trembni, mos u panikoni, nuk ka asnjë virus që mund të verë poshtë njerëzimin, pro padyshim nuk ka asnjë virus që mund të kalojë pas një mobilizim të gjithë qytetarëve. Ndaj po ju them dhe njëherë, bëhuni të gjithë bashkë, mundohuni të zbatoni të gjitha rregullat dhe gjithë kjo situatë do të kalojë më shpejt. Ju dua shumë të gjithëve”, tha Fevziu./tvklan.al