Shkak bëhet rritja e numrit të ekipeve në Botërorin 2026 dhe atë të klubeve

La Liga kritikon vendimet e FIFA-s për zgjerimin e turneve të Botërorit të Klubeve dhe Botërorit të përfaqësueseve.

Prej 2025 klubet do të zhvillojnë çdo 4 vjet një turne me 32 pjesëmarrës, ndërsa nga 2026 Kupa e Botës do të jetë me 48 kombëtare.

Sipas La Liga kjo shkakton dëme ekonomike dhe në aspketin sportiv për kampionatet në të gjithë botën dhe për më tepër në asnjë moment nuk ka patur konsultime me palët.

La Liga do të analizojë vendimet e FIFA-s dhe më pas e më pas do të ndërrmeren hapat e nevojshme. Reagime të shumta pati edhe për zhvillimin e Botërorit 2022 në muajt Nëntor-Dhjetor, pasi kampionatet u ndalën për më shumë se 1 muaj.

Tv Klan