Barcelona dhe Lyon do të përballen për trofeun

Barcelona – Lyon është finalja e Champions League së femrave për këtë sezon. Më 21 Maj në Torino do të vendoset skuadra kampione e Europës. Lyon është ekipi më i suksesshëm me 7 trofe.

Barcelona si kampione në fuqi e ka si revansh, pasi në 2019 u mund pikërisht nga Lyon në finale. Finalistët u përcaktuan pas ndeshjeve të zhvilluara të shtunën.

Lyon triumfoi edhe në takimin e kthimit në fushën Paris Saint Germain, por me rezultatin 2 – 1. Derbi i parë ishte mbyllur me rezultatin 3 – 2.

Barcelona edhe pse u mund 2 – 0 nga Wolfsburg u favorizua nga suksesi 5 – 1  i gjysmëfinales së parë. Kohët e fundit futbolli i femrave po tërheq vëmendjen dhe stadiumet po mbushen nga tifozët.

Tv Klan