Fituesi i trofeut shkon në Conference League

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të jetë Vllaznia – Laçi. Shkodranët, kampionë në fuqi të turneut, u kualifikuan pas penalltive në përballjen me Partizanin e luajtur të mërkurën në stadiumin “Loro Boriçi”.

120 minuta lojë u mbyllën në barazim 1 – 1 . Mala shënoi për miqtë në fillimin e pjesës së parë, ndërsa Aralica barazoi në minutën e 27’. Pritja e penalltisë së Skukës nga Zogovic vendosi sfidën dhe kualifikimin e Vllaznisë.

Laçi që tani drejtohet nga Shpëtim Duro mbërriti në finale pas barazimit 1 – 1 me Teutën, ndërsa e kishte fituar takimin e parë në Durrës me rezultatin 2 – 1.

Fillimisht shënuan durrsakët me Hebajn, por pa u mbyllur pjesa e parë Adeleke realizoi për kurbinasit. Finalja e fundit e Laçit ka qenë në 2018 ku u mund nga Skënderbeu, ndërsa e ka fituar trofeun në 2013 dhe 2015. Fituesi i Kupës së Shqipëria merr pjesë në kualifikueset e Conference League.

Tv Klan