Veç grantit prej 18.8 milionë eurosh që qeveria gjermane ka dhënë për konviktet në qendrat studentore 1 dhe 2, qeveria është në bisedime për të garantuar edhe financimin për rehabilitimin e plotë të gjithë konvikteve të mbetura jashtë këtyre projekteve në Qytetin Studenti. Kjo u konfirmua pas nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunimin financiar mes Shqipërisë, Gjermanisë e Francës në lidhje me programin e mbështetjes në sektorin energjetik.

Në fazën e përfundimit të plotë është projekti i rehabilitimit me eficencë energjetike i konvikteve të Inxhinierisë. Dy godina kanë përfunduar që në muajin Korrik, ndërsa dy të tjerat rehabilitohen brenda një periudhe 2 mujore.

Me firmosjen e këtij memorandumi, Shqipëria do të përfitojë një kredi të butë nga KfV, me vlerë 30 milionë euro dhe një financim prej 2 milionë eurosh për investimet në sektorin e shpërndarjes se energjisë.

Tv Klan