Anglezët për rekord, 17 fitore radhazi dhe 10 pikë distance me ndjekësit

Manchester City nuk njeh rival në kampionat. Nënkampionët e Anglisë mposhtën Evertonin për të regjistruar fitoren e 12-të në kampionat dhe të 17 radhazi. Foden kaloi në avantazh ekipin e Guardiolës. Por, reagimi i Everton ishte i shpejtë, me Richarlison që barazoi shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, Mahrez kaloi në epërsi Manchester Cityn, ndërkohë që goli i Bernardo Silva i vendosi kapak fitores së kryesuesve të Premier league që numëron 10 pikë më shumë se rivalët. Një disfatë që dhemb për Evertonin e Carlo Ancelottit, i cili në konferencën për shtyp pranoi se Manchester City janë skuadra që do shpallet kampione në fund të sezonit.

“Nuk ka një emër tjetër që mund të shpallet kampion. Përpos tyre në këtë moment nuk ka skuadër tjetër të organizuar si ajo dhe me humor mjaft të mirë si ata.”

Javën e ardhshme, Manchester City mat forcat me Arsenalin.

Klan News