Fitoren në njësinë numër 7, Erion Veliaj e konsideroi provë që Reforma në Drejtësi është gjëja e duhur. 

Rezultatin në këtë njësi, drejtuesi politik i PS për Tiranën e konsideroi një rekord, më të mirë se në dy zgjedhjet e mëparshme, ato të 2013-s dhe 2017-s.

“Jam sot shumë krenar për Etildën, për Aldrinin, për skuadrën tonë të mrekullueshme e njësisë 7 që kanë thyer një rekord, me një rezultat më të mirë se dy zgjedhjet e fundit. Por mbi të gjitha, përveç atij ngacmimit që më thonin që nuk fitohet kjo me goca të mira, duhen laca dhe duhen të fortë për të fituar njësinë nr 7. Shumë njerëz më thonin janë lodhur njerëzit nga reformat, i kanë lodhur reformat, që duhet paguar dritat dhe jo vjedhur, e i ka mërzitur shumë njerëzit kjo historia me OFL, i ka mërzitur shumë kjo reforma në drejtësi, keni bërë shumë armiq se shumë prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar kanë ikur nga reforma në drejtësi, ata kanë qenë një gardë pretoriane për shumë politikanë të korruptuar ndër vite dhe ju këta njerëz i keni mërzitur ,duke ma trajtuar të gjithë këtë çështje si një çështje elektorale, faktin që janë mërzitur të gjithë njerëzit e korruptuar dhe kriminelët e këtij vendi. Prova që Reforma në Drejtësi është gjëja e duhur dhe që sot Ministrja e Drejtësisë fiton dhe më shumë se 2013-ta, 2017-ta, është fitorja jonë në njësinë numër 7”. /tvklan.al