Fituesit e Eurovision 2022, grupi Kalush Orchestra i Ukrainës ka njoftuar se do të mblidhen para për ushtrinë ukrainase dhe organizatat bamirëse duke bërë turne në Evropë. Orchestra Kalush rrëmbeu çmimin e parë, duke shënuar fitoren e tretë të Ukrainës në Eurovizion.

Këngëtari Oleg Psyuk tha se grupi do të njoftojë përmes Instagram-it se ku do të zhvillohet turneu.

Sjellim në vëmendje se grupi ukrainas Kalush Orkestra mori 631 pikë, në vendin e dytë u rendit Britania, ndërsa në vend të tretë Spanja./tvklan.al