Tejet i emocionuar nga goli i djalit të tij në fitoren 1-0 të Kombëtares, babai i Armandos, Durim Sadiku, shprehet se kjo arritje ishte e jashtëzakonshme jo vetëm për familjen e tij.

Entuziazmi që i ka dhënë i biri dhe i gjithë ekipi Kombëtar e bëjnë Durim Sadikun ta shohë Kombëtaren si një ekip të pathyeshëm

Sikur të ketë qenë edhe vetë në fushën e lojës, falënderimi i tij është për tifozët e përfaqësueses.

Ndërsa qyteti i Elbasanit ka veshur muret e kalasë me një fanellë gjigante të ekipit Kombëtar që mban numrin 10 të Armando Sadikut.

TV KLAN