Armando Sadiku është kthyer në një hero për Shqipërinë. Goli i tij i dha një fitore historike në finalet e Euro 2016, por tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithëve.

Sulmuesi shqiptar është pjesë e Zurich që këtë sezon do të luajë në ligën e dytë në Zvicër. Presidenti i klubit, Ancillo Canepa deklaroi për gazetën “Blick” se ata duan ta mbajnë 25-vjeçarin, i cili është nën kontratë edhe për një sezon, por një ofertë e mirë mund t’i bindte ta lejonin të largohej.

Një kontraditë, pasi pak muaj më parë e huazuan te Vaduz, që rezultoi një zgjedhje e gabuar. Armando Sadiku gjithësesi nuk shqetësohet për një fakt të tillë, pasi përmend edhe rastin e Ledian Memushajt, i cili luajti për shumë kohë në Serie B dhe tani është ngjitur në Serie A me ekipin e tij Pescara.

Megjithatë për momentin është Europiani, që për Shqipërinë nuk ka përfunduar ende.

Tv Klan