Kuqezinjtë nuk mendojnë për asgjë tjetër, vetëm për të qëndruar akoma në finalet e këtij Europiani të parë për Shqipërinë. Lojtarët e Kombëtares po qëndrojnë në Perros Girek në pritje me shpresë se do të kalojnë fazën e grupeve.

Ansi Agolli, Futbollist i Kombëtares

: “

Pas dy ndeshjeve të para pa fat, besoj dhe shpresoj do të kemi fatin ta luajmë edhe një ndeshje këtu, besoj se e meritojmë me atë që kemi treguar.”

Në ndeshjet e fazës së grupeve titullar ka qenë Armando Sadiku, por për Sokol Cikalleshin nuk është një problem.

Sokol Cikalleshi, Futbollist i Kombëtares: “

Në radhë të parë të kalojmë grupin, pastaj zgjedhjet e trajnerit janë kompetencë e tij, si unë dhe të tjerët do t’i respektojmë.”

Përgatitjet kanë vijuar me një seancë pasdite, pa ngarkesë fizike.

Tv Klan