“Kjo fitore shkon për ju. Ne jemi krenarë që ju përfaqësojmë dhe do të jemi gjithmonë krenarë sa herë që të na jepet mundësia”.

Është ky mesazhi me të cilin njeriu i ndeshjes kundër Rumanisë, Armando Sadiku, ka vendosur që të ndajë me të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Në një video mesazh të publikuar në profilin e tij në Facebook, sulmuesi 25 – vjeçar falenderon të gjithë shqiptarët për mbështetjen e dhënë deri më tani.

Armando Sadiku është kthyer në një hero për Shqipërinë. Goli i tij i dha një fitore historike në finalet e Euro 2016, por tërhoqi edhe vëmendjen e të gjithëve./tvklan.al