Fondi Monetar Ndërkombëtar pritet të japë sot vendimin për miratimin ose jo të dy kësteve të radhës të kredisë prej 73.8 milionë euro për qeverinë shqiptare.

Kjo është pjesë e marrëveshjes tre vjeçare të bashkëpunimit, të nënshkruar në 2014 – ën mes Shqipërisë dhe FMN për marrjen e një kredie prej afto 330 milionë eurosh.

Këstet lëvrohen në varësi të plotësimit të kushteve të vendosura nga FMN dhe deri më tani janë dhënë 4 këstet e para me vlerë afro 153 mln euro.

Tv Klan