Një ditë pas vrasjes së shqiptares 27-vjeçare shqiptare në SHBA, policia ka një autor të dyshuar. Sipas mediave vendase vrasësi i Joana Pecës është një 38-vjeçar  i identifikuar si Benjamin Robert Williams që njihet dhe me emrin Bambi

Ky dyshohet të jetë personi që qëlloi për vdekje brenda makinës dhe në sy të dy fëmijëve të saj të mitur  27-vjeçaren me origjinë nga Gjirokastra.

Identifikimi i 38-vjeçarit është bërë nga vëzhgimet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Shqiptarja, nënë e dy fëmijëve, u gjet e vdekur brenda makinës së saj dhe nga ekspertiza është mësuar se ajo është qëlluar me armë zjarri. E gjithë skena është parë nga dy fëmijët e saj të mitur.

I dyshuari si autori i vrasjes është shpallur në kërkim dhe autoritetet në SHBA kërkojnë dhe ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë./tvklan.al