Sherri për një përplasje makinë për pak sa nuk ka përfunduar në një tragjedi mes dy vëllezërve dhe familjeve të tyre. Për këtë ngjarje policia e Tiranës ka arrestuar tre persona: Xhevdet Aga, 61 vjeç (polic); Shkëlqim Aga, 37 vjeç (djali i Xhevdetit) dhe V. Aga, 61 vjeçe (gruaja e Xhevdetit).

Konflikti ka nisur pasi shtetasi H. Aga, duke udhëtuar me mjetin e tij, pranë xhamisë në Farkë të Madhe, është goditur nga mbrapa nga mjeti tip “Audi” dhe në timon ishte djali i xhaxhait të tij, 37-vjeçari Shkëlqim Aga.

Pas kësaj ngjarje dy kushërinjtë e parë janë rrahur keq njëri me tjetrin me mjete të forta, ku H. Aga ka përfunduar në spital. Por 37-vjeçari nuk e ka lënë me kaq. Ai ka shkuar në banesën e tij, ka marrë një armë zjarri, tip kallashnikov, dhe është nisur drejt shtëpisë së xhaxhait A. Aga. Pasi është konfliktuar me xhaxhain dhe nusen e xhaxhait, 37-vjeçari ka qëlluar me armë muret rrethuese të banesës dhe është larguar.

Por përplasja mes dy familjeve nuk ka mbaruar me kaq. Konflikti më pas ka vazhduar mes dy vëllezërve, policit Xhevdet Aga dhe vëllait të tij A. Aga. Efektivi i polici së Farkës ka dhunuar kunatën në këtë përplasje.

Ndërkohë për të mbrojtur djalin, e ëma e 37-vjeçarit dhe gruaja e policit ka shkruar tek banesa e kunatit dhe ka mbledhur gëzhojat. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar: një armë zjarri tip kallashnikov me dy krehra dhe 21 copë fishekë.

/tvklan.al

tirane sherri 2