Islanda nuk arriti të bënte surprizën e radhës duke u ndalur nga Franca, që siguroi një vend në gjysmëfinale falë fitores 5 – 2 në Paris, sfida më me shumë gola deri më tani në Euro 2016.

Përballja u vendos që në pjesën e parë, ku Islanda u dorëzua para vendasve. Didier Deschamps tregoi se kishte kuptuar mënyrën e lojës së islandezëve dhe brenda 20 minutave të para u kuptua se cili do të ishte fituesi.

Giroud e Pogba me golat e tyre nuk i lanë kohë kundërshtarëve të reagonin. Islandezët u shfaqën pak para portës së Lloris.

Në minutat e fundit të pjesës golat e Payet dhe Griezmann shuan shpresat e Islandës për një përmbysje. Në pjesën e dytë francezët menduan më shumë për mbrojtjen. Kjo tërheqje u shfrytëzua nga lojtarët islandezë dhe Sigdorsson realizoi për ekipin e tij duke i dhënë arsye të festojnë tifozëve.

Giroud shënoi sërish për francezët në të 59’, për të treguar se skuadra vendase nuk ishte e kënaqur me gola. Islandezët, të cilët e fituan Europianin e tyre me një paraqitje mbrësëlënëse në debutim, shënuan pak para fundit edhe golin e dytë me Bjarnason.

Islandës iu mohua edhe një 11-metërsh në pjesën e dytë.

Gjysmëfinalet tashmë janë përcaktuar. Franca do të luajë me Gjermaninë të mërkurën në Lion, ndërsa Uellsi do të sfidojë Portugalinë të enjten në Marsejë.

Tv Klan