Atleti shqiptar merr pjesë në kampionatin në salla të mbyllura

Franko Burraj është kualifikuar në gjysmëfinalet e Botërorit të Atletikës në salla të mbyllura në garën e 400 metrave.

Atleti shqiptar vendosi u rendit i teti në klasifikimine përgjithshëm të baterive kualifikuese të aktivitetit që po mbahet në Skoci.

Ai vendosi kohën 46 sekonda e 86 të qindtat, duke iu afruar rekordit kombëtar të mbajtur po nga ai.

Franko Burraj do të zbresë sërish në pistë sot në orën 22:10 për të tentuar finalen.

Tv Klan