Emocionet kanë qenë të mëdha për olimpistët shqiptarë gjatë ceremonisë hapëse të Paris 2024.

Shqipëria do të përfaqësohet nga 8 sportistë, 3 në mundje, 2 në atletikë, 2 notarë dhe 1 qitëse.

Kjo është olimpiada e dhjetë verore për sportistët kuqezi, ndërsa deri më tani asnjë medalje nuk është fituar.

Para paradës, Kaltra Meça, flamurmbajtëse e ekipit shqiptar tregoi emocionet.

“Jam shumë e lumtur që m’u dha kjo mundësi dhe jam krenare për vendin tim dhe dua që ta përfaqësoj atë sa më mirë që të jetë e mundur. Shpresoj në më shumë pjesëmarrje në olimpiada në të ardhmen e për të arritur rezultatet më të mira”.

Atletja Luiza Gega dhe mundësit Islam Dudaev, Zelimkhan Abakarov dhe Cherman Valiev kanë siguruar pjesëmarrjen në event, duke arritur normën.

Ndërsa Franko Burraj në atletikë, notarët Greis Koxhaku e Kaltra Meça dhe Manjola Konini në qitje sportive kanë marrë ftesë.

Delegacionet e sportistëve lundruam përgjatë lumit Sena, ku u përshëndetur nga 300 mijë spekatorë përgjatë bregut, ndërsa kërcimtarët dhanë spektakël në tarracat e kryeqytetit francez.

Barkat me sportistë lundruan në një distanvë 6 km përskaj disa prej monumenteve më të famshme të Parisit.

Më shumë se 10,500 atletë do të marrin pjesë në event, 100 vite pasi kryeqyteti francez pret sërish Lojërat Olimpike.

Klan News