Federata Shqiptare e Futbollit, nëpërmjet një ankese drejtuar Byrosë së Kuvendit dhe Komisionit të Shqyrtimit të Kundërvajtjes pranë Policisë së Shtetit, kërkon procedim administrativ për deputetin Erjon Braçe.

Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku citon nenin 49 të Ligjit “Për Sportin” që e konsideron kundravajtje administrative përdorimin e çakmakut në ambientet e stadiumit.

Në këtë ankesë shkruhet se ky veprim i tij dënohet me gjobë nga 10 mijë deri në 50 mijë lekë nga policia vendore.

Tv Klan