Edhe këtë të martë, për të tetën javë radhazi, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita protestuan para Bashkisë së Tiranës, duke kërkuar largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.

Që në nisje të tubimit, protestuesit hodhën molotov në drejtim të godinës së Bashkisë dhe policisë.

Protesta vijoi me fjalimet e përfaqësuesve politik, por pati problem teknike, që u shoqërua më pas me hedhjen edhe të molotovëve të tjerë dhe tymueseve.

Pati edhe përplasje mes protestuesve për mënyrën e hedhjes së vezëve dhe fruta, të cilat Belind Këlliçi i quajti përpjekje të kundërshtarëve për të ndërprerë aksionin opozitar.

Ndryshe nga herët e tjera, protestuesit nuk tentuan të heqin barrierat metalike, duke shmangur kështu përplasjet me efektivët e policisë.

Në përfundim të tubimit policia rrethoi sheshin para Bashkisë duke mbledhur prova për hedhjen e lëndëve piroteknike.

Protesta e radhës do të zhvillohet të martën e ardhshme në orën 11.

Klan News