I nxehti afrikan godet sërish Shqipërinë këtë fundjavë. Sipas meteorologëve temperaturat do të ngjiten mbi 40 gradë Celsius.

Lajda Porja, sinoptikane: Termometri shënon 40gradë ditë e shtunë, të dielën 41 gradë, vetëm se do të jetë vetëm në disa qarqe. Do të jetë Shkodra, Elbasani, Berati dhe Gjirokastra të cilat do të shënojnë edhe temperaturat më të larta përgjatë këtyre tre ditëve të cilat do të zgjatin të shtunën, të dielën dhe të hënën. Vija bregdetare do të jetë rreth vlerës 36-37 gradë. Zonat malore 35-36 do të jetë Kukësi dhe Hasi, 34 gradë do të jenë zonat e juglindjes kryesisht qarku i Korçës.

Shqetësuese sipas meteorologëve do të jetë era.

 Lajda Porja, sinoptikane: Era do të jetë e fuqishme sidomos në orët e pasdites dhe deri vonë në mbrëmje të premten, të shtunën dhe të dielën. Kjo do të bëjë që kujdesi duhet të jetë pak i lartë për të gjithë ata që pushojnë përgjatë brigjeve detare, duke qenë se do të kemi një det të trazuar. Adriatiku dhe kryesisht Joni do të ketë një dallgëzim të lartë për shkak të pranisë të parametrit të erës.

Sinoptikanët parashikojë se edhe java e ardhshme do të jetë e nxehtë me temperatura më të larta se sa janë vlerat tipike të muajit Gusht.

Klan News