Ambasadori turk në vendin tonw ka dhëne detaje nga biseda mes presidentit Erdogan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Ashtu si Erdogan ambasadori tha se marrëdhënia Turqi-Shqipëri është në një nivel të avancuar nw marrëdhëniet tregtare, ekonomike dhe ushtarake. Sipas tij bashkëpunimi në industrinë e mbrojtjes do të forcohet më tej përmes.

Tayar Atay, ambasadori i Turqisë: Dje është bërë një bisedë telefonike mes presidentit tonë dhe kryeministrit Edi Rama. Ju e dini që ata kanë një miqësi midis tyre dhe një dialog të vazhdueshëm. Ata takohen shpesh dhe kjo bisedë telefonike është bërë në kuadër të takimeve të tyre dhe komunikimit  të vazhdueshëm. Është biseduar për fusha të shumta bashkëpunimi. Patjetër partneriteti strategjik do të vazhdojë. Sot kemi në funksionim 3 dronë Bayraktar nesër mund të kemi pajisje të tjera ushtarake. Ju e dini që Turqia është shumë e zhvilluar në fushën e mbrojtjes.

Ambasadori ka shprehur besimin se Shqipëri do të vazhdojë të punojë drejt eliminimit të strukturës së grupit FETO sidomos në arsim, shëndetësi dhe institucionet fetare.

Tayar Atay, ambasadori i Turqisë: Është prekur edhe pjesa e kërkesës së vazhdueshme të bërë edhe publike nga ana e presidentit tonë për pastrimin e Shqipërisë nga elementët e organizatës terroriste Feto sidomos në fushën e arsimit dhe fesë. Kjo nuk është vetëm çështje e Turqisë por edhe çështje e shtetit Shqiptar sepse ata janë elementë të rrezikshëm. Ky pastrim duhet të bëhet për një të ardhme më të sigurt edhe për vendin tuaj. Patjetër që do të marrim përfundime për këtë temë dhe duam zhvillime sepse organizata Feto nuk mund të jetë pengesë për vijimin e partneritetit dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore. Nuk do ti lejomë ata që të helmojnë marrëdhënien mes të dy shteteve tona. Unë si ambasador e kam një nga punët e mia primare këtë çështje dhe dua ta theksoj sot edhe përpara jush edhe përpara ndërkombëtarëve. Kjo është një punë që ne do i shkojmë deri në fund.

FETO dhe udhëheqësi i saj me bazë në SHBA, Fethullah Gulen akuzohen nga Erdogan se orkestruan grushtin e shtetit të dështuar të 15 Korrikut 2016, në Turqi, në të cilin mbetën të vrarë 252 persona dhe u plagosën 2734 tw tjerw.

Ankaraja e akuzon organizatën FETO se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin turk përmes infiltrimit të përkrahësve të saj në institucione veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.

Klan News